Fitore Pacolli në reagimin e dytë thotë se burri i saj s'është më pjesë e organizatës që i mori 52 mijë euro: Ka qenë bashkethemelues - Gazeta Express
string(131) "fitore-pacolli-ne-reagimin-e-dyte-thote-se-burri-i-saj-seshte-me-pjese-e-organizates-qe-i-mori-52-mije-euro-ka-qene-bashkethemelues"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 16:56

Fitore Pacolli në reagimin e dytë thotë se burri i saj s’është më pjesë e organizatës që i mori 52 mijë euro: Ka qenë bashkethemelues

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 16:56

Deputetja e zgjedhur e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë se burri i saj Ilir Dalipi nuk i ka përfituar 52 mijë euro. Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka qenë bashkëthemelues i organizatës “Defy Them”, por për disa vite nuk është pjesë e saj.

“Bashkëshorti im ka qenë bashkëthemelues i organizatës “Defy Them”, por ka vite që ai nuk është më pjesë e kësaj organizate. Kjo organizatë kulturore është themeluar me qëllim që të mbështesë komunitetin e artistëve të rinj, veçanërisht në fushën e muzikës rock dhe alternativës urbane.”

Ajo ka thënë se organizata ka përfituar mbështetje nga komunma e Prishtinës dhe MKRS përmes thirrjeve publike, duke ndjekur kritere të qarta ligjore që vlejnë për të gjithë.

““Defy Them” ka përfituar mbështetje nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, përmes thirrjeve publike, duke ndjekur kritere të qarta ligjore që vlejnë për të gjithë. Komuna e Prishtinës, përveç subvencioneve, ka dhënë objektin publik në bashkëmenaxhim me organizatën. Është e rëndësishme të theksohet se kjo komunë nuk udhëhiqet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”