Fitore në çastet e fundit për Liverpoolin, Nunez vendimtar - Gazeta Express
string(57) "fitore-ne-castet-e-fundit-per-liverpoolin-nunez-vendimtar"

Sport

Gazeta Express

02/03/2024 18:09

Fitore në çastet e fundit për Liverpoolin, Nunez vendimtar

Sport

Gazeta Express

02/03/2024 18:09

Liverpooli ka regjistruar një fitore të vështirë, por tejet të rëndësishme në garën për titullin e kampionit në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sonte në udhëtim ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të javës së 27-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Takimi në “City Ground” u mbyll me rezultatin 0:1, me Liverpoolin që fitoren e mori në çastet e fundit.

Darwin Nunez (90+9′) ishte autori i golit të fitores për “Të Kuqtë”, që tani janë në seri prej katër fitoreve rresht në kampionat.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 63 pikë dhe vazhdon të kryesojë në tabelë.

Nottignhami mbetet në kuotën e 24 pikëve dhe ndodhet në pozitën e 17-të. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore