Pas suksesit në “EURO 2024”, Spanja ia ka vënë syrin edhe një tjetër suksesi në futboll.
Kombëtarja spanjolle që po merr pjesë në Olimpiadën e Parisit në konkurrencën e meshkujve, ka arritur në finalen e madhe, duke siguruar një medalje olimpike.
Gjatë ditës së sontme, Spanja e ka mposhtur Marokun në gjysmëfinale të Olimpiadës në futboll, shkruan “Gazeta Express”.
Një gol i Juanlu Sanchezit pesë minuta para fundit të takimit për 2:1 ia siguroi “Furisë së Kuqe” së paku medaljen e argjendtë, teksa në finale do ta ndjekin të artën.
Spanjollët që fillimisht kishin barazuar përmes Fermin Lopezit (66′), kishin qenë duke humbur 1:0 pas golit të Soufian Rahimit në minutën e 37-të.
Ata në finale do të ndeshen me fituesin e gjysmëfinales tjetër, mes Francës dhe Egjiptit./GazetaExpress/