Fitore me rikthim, Roma triumfon ndaj Udineses - Gazeta Express
string(45) "fitore-me-rikthim-roma-triumfon-ndaj-udineses"

Sport

Gazeta Express

26/01/2025 17:08

Fitore me rikthim, Roma triumfon ndaj Udineses

Sport

Gazeta Express

26/01/2025 17:08

Roma ka shënuar fitore ndaj Udineses si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të të Serie A.

Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme në fazën defanzive.

Roma shënoi me Artem Dovbyk, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Me të filluar pjesa e dytë, Roma fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Lorenzo Pellegrini, që shënoi për 1-1.

Në minutën e 64-të, Roma sërish fitoi penallti, ku kësaj radhe Dovbyk ishte i saktë për të shënuar për 2-1.

Deri në fund, Roma menaxhoi rezultatin, duke marr një fitore të madhe si mysafir pas një kohe të gjatë, që e ngjitë në vendin e nëntë me 30 pikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement