Fitore me “pesë yje”, Barça e mposht Sevillën dhe shkëputet me katër pikë në krye - Gazeta Express
string(78) "fitore-me-pese-yje-barca-e-mposht-sevillen-dhe-shkeputet-me-kater-pike-ne-krye"

Futboll

Gazeta Express

15/03/2026 18:17

Fitore me “pesë yje”, Barça e mposht Sevillën dhe shkëputet me katër pikë në krye

Futboll

Gazeta Express

15/03/2026 18:17

Raphinha shënoi tre gola dhe ndihmoi Barcelonën të fitojë 5-2 ndaj Sevillës, duke rikthyer epërsinë prej katër pikësh në krye të La Liga.

Braziliani realizoi dy herë nga penalltia në pjesën e parë, ndërsa më pas Dani Olmo shënoi për 3-0

. Sevilla arriti të ngushtojë rezultatin para pushimit me golin e Oso.

Në pjesën e dytë, Raphinha kompletoi “hat-trickun” pas një aksioni të nisur nga Fermín López.

Më pas João Cancelo shënoi golin e pestë për Barcelonën.

Në fund, Djibril Sow realizoi golin e nderit për Sevillën.

Barcelona regjistroi fitoren e 15-të radhazi në shtëpi dhe vazhdon serinë e gjatë pa humbje ndaj Sevillës në fushën e vet.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick shkoi në kuotën e 70 pikëve, katër më shumë se Reali në vendin e dytë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement