Fitore e pastër e Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Lazios - Gazeta Express
string(72) "fitore-e-paster-e-juventusit-ne-ndeshjen-e-pare-gjysmefinale-ndaj-lazios"

Sport

Gazeta Express

02/04/2024 22:57

Fitore e pastër e Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Lazios

Sport

Gazeta Express

02/04/2024 22:57

Juventusi ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Lazios në Kupën e Italisë.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri triumfoi sonte me rezultat të pastër, duke bërë kështu një hap të madh drejt finales, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” u mbyll me rezultatin 2:0.

Federico Chiesa (54’) dhe Dusan Vlahovic (64’) realizuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër”.

Vlen të theksohet se te lacialët u aktivizua mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 81-të.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 23 prill, në stadiumin “Olimpico” në Romë.

/Gazeta Express/