Fitore e madhe për Kosovën në BVA U22, Llugaliu dhe Ajvazi shkëlqejnë në ndeshjen e parë - Gazeta Express
string(87) "fitore-e-madhe-per-kosoven-ne-bva-u22-llugaliu-dhe-ajvazi-shkelqejne-ne-ndeshjen-e-pare"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2025 20:20

Fitore e madhe për Kosovën në BVA U22, Llugaliu dhe Ajvazi shkëlqejnë në ndeshjen e parë

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2025 20:20

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll për femra (dyshja Amela Llugaliu dhe Driola Ajvazi), e udhëhequr nga trajneri Edon Ibrahimi, ka nisur me sukses Kampionatin Ballkanik U22 që po zhvillohet në Tetovë.

Vajzat e Kosovës arritën një fitore të madhe dhe të merituar ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni rajonal.

Pas një fillimi jo të lehtë dhe humbjes në setin e parë, Llugaliu dhe Ajvazi reaguan fuqishëm duke dominuar në setin e dytë dhe treguar qetësi e karakter në momentet vendimtare të setit të tretë. Me fitoren 2:1 në sete, ato i dhuruan Kosovës një nisje perfekte në këtë kampionat.

Përballjet e radhës pritet të jenë po ashtu të vështira, por kjo fitore jep sinjale të qarta se Kosova është gati të garojë për më shumë në këtë turne.