Fitore e madhe e Malishevës, e ndali Ballkanin dhe iu afrua kreut të tabelës - Gazeta Express
string(75) "fitore-e-madhe-e-malisheves-e-ndali-ballkanin-dhe-iu-afrua-kreut-te-tabeles"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 14:59

Fitore e madhe e Malishevës, e ndali Ballkanin dhe iu afrua kreut të tabelës

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 14:59

Malisheva ka regjistruar fitore të madhe sot në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva fitoi me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Ballkanit në Suharekë, shkruan “Gazeta Express”.

Golat për mysafirët i shënuan Samuel Opeh dhe Assane Diatta në pjesën e parë.

Kurse, goli i epërsisë së përkohshme të vendësve i realizuar nga Bleart Tolaj doli të ishte i pamjaftueshëm.

Pas kësaj fitoreje, Malisheva i afrohet kreut të tabelës në vetëm tri pikë, kurse Ballkani mbetet lider, por që tash pozitën e parë e ndan me Prishtinën me pikë të njëjta, kurse Drita është afruar në vetëm një pikë.

Pra, pranvera pritet të jetë vërtetë e nxehtë në Superligën e futbollit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement