string(43) "fitore-e-madhe-e-kosoves-u-18-ndaj-nigerise"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/03/2025 19:41

Fitore e madhe e Kosovës U-18 ndaj Nigerisë

Sporte tjera

Gazeta Express

13/03/2025 19:41

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore të madhe paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental.

Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Nigerisë me rezultat 30:27.

Ndeshja ishte e fortë e dramatike, por edhe me shumë gabime në pjesën e dytë. Pas pjesës së parë Nigeria kishte epërsi prej katër golave.

Por djemtë tanë u kthyen në pjesën e dytë për fitore të rëndësishme.

Amar Muqolli udhëhoqi Kombëtaren tonë dhe u shpall më i miri i ndeshjes. Ai i realizoi tetë gola. Granit Kadiri i kishte gjashtë gola, sa edhe Drijon Istrefi, kurse Olsi Mulaj i realizoi pesë. U shqua edhe portieri Olt Kabashi me shumë pritje.

Të premten mbrëma Kombëtarja jonë luan me Kaledoninë e Re dhe synon fitore për të kaluar në gjysmëfinale nga pozita e parë në Grupin B.