Fitore e madhe dhe bindëse e Bad News Eagles, i afrohen kualifikimit në Major - Gazeta Express
string(76) "fitore-e-madhe-dhe-bindese-e-bad-news-eagles-i-afrohen-kualifikimit-ne-major"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/10/2022 11:57

Fitore e madhe dhe bindëse e Bad News Eagles, i afrohen kualifikimit në Major

Sporte tjera

Gazeta Express

06/10/2022 11:57

Bad News Eagles po vazhdojnë të korrin suksese në CS:GO.

Skuadra kosovare e ka regjistruar një fitore të madhe dhe po aq bindëse sot, shkruan “Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Shqiponjat” e mposhtën ekipin Astralis bindshëm 16:3 për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit në Majorin e madh, i cili do të mbahet në Rio De Janeiro të Brazilit.

Ekipi shqiptar në fakt e mposhti skuadrën e 8-të në botë, e cila e ka fituar katër herë Majorin.

BNE tash i kanë dy fitore, ndaj ekipit turk Eernal dhe kundër Astralis, e një humbje nga ekipi i 11-të në botë, Ninjas in Pyjamas.

Skuadrën e suksesshme nga Kosova, e cila ishte një sensacion i vërtetë këtë vit, e ndan veç edhe një fitore nga kualifikimi në Major, që konsiderohet si turneu më i madh në botë. /Gazeta Express/