Kryetari i New York-ut, Zohran Mamdani, është takuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Ndërsa kishte mundësi që tensionet të rriteshin, duke pasur parasysh komentet e tyre të mëparshme për njëri-tjetrin, paraqitja e tyre para kamerave ishte surprizueshëm e ngrohtë.
Ja një përmbledhje e shkurtër nga Sky News e asaj që u tha:
Trump e vlerësoi fitoren “të jashtëzakonshme” të Mamdanit në zgjedhje dhe tha se “sa më mirë të bëjë ai, aq më i lumtur jam unë”;
Mamdani u tha gazetarëve se pati një takim “produktiv” me presidentin amerikan, në të cilin folën për “nxjerrjen e banorëve të Nju Jorkut nga vështirësitë”;
I pyetur për kërcënimin e tij për padi ndaj BBC-së, Trump tha se nuk kishte folur me Sir Keir Starmer këtë javë, por nguli këmbë se kryeministri është “njeri i mirë”;
Ai gjithashtu tha se do të ndihej “shumë, shumë rehat” të jetonte në Nju Jork sapo Mamdani të bëhej kryetar i qytetit;
Kur u pyet për planin me 28 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump tha se Volodymyr Zelenskyy “do të duhet ta miratojë atë”.