Prishtina e Re ka marrë një fitore jetike ndaj Ferizaj me rezultat minimal 1-0 në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të luftës për mbijetesë në Superligë.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta kur mesfushori prishtinas, Doukoure, u largua nga fusha pas fyerjeve me karakter racor nga tribunat. Pas ndërhyrjes së bashkëlojtarëve, ai u rikthye dhe ndihmoi ekipin të vazhdonte lojën.
Fitorja u vendos nga Drilon Fazliu, i cili shënoi nga afërsia pas një aksioni fantastik, duke dhënë tre pikët e vlefshme për skuadrën e tij.
Me këtë sukses, Prishtina e Re ngjitet nga vendi i fundit dhe rihap shpresat për mbijetesë, duke u gjendur një pikë pas Ferizajt dhe tre pas Drenicës.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina e Re viziton Drenica, ndërsa Ferizaj pret liderin aktual Ballkani. /GazetaExpress