"Fitore, çka po keshë? A i ke kthy 200 mijë euro?", Guri i LDK-së tallet me deputetët e LVV-së, Dehari ia ndalë "telefonin" - Gazeta Express
string(114) "fitore-cka-po-keshe-a-i-ke-kthy-200-mije-euro-guri-i-ldk-se-tallet-me-deputetet-e-lvv-se-dehari-ia-ndale-telefonin"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:32

“Fitore, çka po keshë? A i ke kthy 200 mijë euro?”, Guri i LDK-së tallet me deputetët e LVV-së, Dehari ia ndalë “telefonin”

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 11:32

Deputeti i LDK-së, Paris Guri e mori fjalën pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i kërkoi kësaj partie propozimin e një anëtari për komisionin për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentari.

Guri, pasi shkoi në foltore, iu tha deputetëve të LVV-së të qetësohen, ndërsa ata po i reagonin nga ulëset e tyre.

“A jeni mirë? Çka keni? Qetësohuni! Mos bërtitni si fëmija se i keni do vjet. Qetësohuni. Dimal, qetë…”.

“Fitore çka po keshë ti? A i ke kthy 200 mijë euro? Mos kesh Fitore se marre”, tha Guri.

Kryesuesi ndërhyri, por Guri vazhdoi sërish: “Oj Fitore, mos bërtit moj! A i ke kthy 200 mijë euro?”.

Dehari i tha atij që ta propozojë emrin dhe të mos flasë asgjë tjetër.

“Cirk. Qysh me folë para cirkut?”, tha deputeti i LDK-së.

“Oj Fitore, mos bën me duar. Ktheji 200 mijë euro”, vazhdoi ai.

Dehari ndërhyri sërish, për t’ia ndërprerë fjalën përfundimisht.

“Ndërpritet, të lutem, ndërpritet telefoni dhe nuk ka mundësi të vazhdohet më tutje”, tha kryesuesi, duke dashur të kërkojë ndërprerjen e mikrofonit të Kuvendit.