Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga, për të mbajtur gjallë shpresat për mbrojtjen e titullit.
Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez fitoi sonte pa ndonjë problem ndaj Getafes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, shkruan Gazeta Express.
Përballja e luajtur në stadiumin olimpik “Lluis Companys” përfundoi me rezultatin 4:0.
Raphinha (20′), Joao Felix (53′), Frenkie de Jong (61′) dhe Fermin Lopez (90+1′) realizuan golat e fitores për “Blaugranët”.
Barcelona pas kësaj fitore ka 57 pikë dhe tani renditet e dyta në tabelë, me një pikë më shumë se Girona dhe pesë më pak se lideri, Real Madridi. Por, Barça tani është me një ndeshje më shumë.
Getafe mbetet në kuotën e 34 pikëve dhe ndodhet në pozitën e dhjetë. /Gazeta Express/