Fitojnë Llapi e Gjilani - Drita barazon në Fushë Kosovë - Gazeta Express
string(53) "fitojne-llapi-e-gjilani-drita-barazon-ne-fushe-kosove"

Fitojnë Llapi e Gjilani – Drita barazon në Fushë Kosovë

Futboll

Gazeta Express

16/09/2023 17:17

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të Albi Superligës në Kosovë. Llapi ka shënuar fitore të thellë kundër Feronikelit 74’të me rezultat të thellë 0-3 duke marrë vendin e parë në ligë.  Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Gjilani që mposhti Malishevën me rezultat 1-0. Drita ka zhgënjyer këtë javë ku ka barazuar 1-1 kundër Fushë Kosovës

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës. Në program për ditën e sotme ishin tri ndeshje: Feronikeli 74’ – Llapi 0-3, Fushë Kosova – Drita 1-1 dhe Gjilani – Malisheva 1-0.

Lexo Edhe:

Feronikeli 74’ – Llapi  0-3

Llapi ka vazhduar me ndeshjet të mira këtë sezon duke shënuar një fitore tjetër në udhëtim, kundër Feronikelit. Skuadra e Tahir Batatinës ka fituar me rezultat 0-3. Hyseni shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e katër shtesë të pjesës së parë dhe atë nga penalltia. Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola. Ahmeti shënoi në minutën e 49-të kurse golin e tretë e shënoi Selimi. Me këtë fitore Llapi ngjitet në pozitën e parë me 10 pikë, një më shumë se Malisheva dhe Ballkani. Kujtojmë se Ballkani ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në rrethin e gjashtë, Llapi do të luan kundër Gjilanit derisa Feronikeli 74’ është mysafirë i Lirisë.

Fushë Kosova – Drita 1-1

Drita ka zhgënjyer  këtë javë pasi që nuk ka arritur që t’i marrë tri pikë të skuadra që u promovua këtë vit në Albi Mall Superligë, Fushë Kosova. Blend Baftiu shënoi për Dritën në pjesën e parë në minutën e 31-të. Fushë Kosova reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin me Shabanin në minutën e 55-të. Kështu Drita pas pesë xhirove zbret në vendin e pestë me gjashtë pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Javën e ardhshme Fushë Kosova udhëton në Klinë për t’u përballur me Dukagjinin kurse Drita pret Prishtinën në Gjilan.

Gjilani – Malisheva 1-0

Gjilani ka arritur një fitore të madhe kundër Malishevës që e ka nisur shumë mirë sezonin e ri, madje ishte në krye të tabelës ku kishte fituar tri ndeshjet e para. Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola 0-0 kurse në pjesën e dytë shënoi Shabani në minutën e 55-të për fitoren e parë të Gjilanit stinorin e ri. Kujtojmë së Gjilani ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe fitorja ata i ngjet në pozitën e 7 në tabelë. Ndeshjen e radhës të kuqtë e Gjilanit do ta luajnë kundër Lirisë kurse Malisheva luan  kundër Llapit. /GazetaExpress/