Trajneri i Vushtrrisë, Granit Begolli foli sot në emisionin sportiv “Favorit” në lidhje me punën e tij te klubi vushtrrias.
Begolli sot me klubin e tij arriti fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Kikës, rivalit për mbijetesë 0:1, shkruan Gazeta Express.
E një pyetje nga shikuesit ishte për objektivat e Vushtrrisë për këtë sezon.
“Sivjet është shumë e vështirë me luftu për diçka më shumë për shkak se nuk ka qenë situata e mirë. Po do të stabilizohemi sa më shpejt në këtë grup që jemi dhe me mëndu për projektin që është më shumë për vitin e ardhshëm”, tha Begolli.