Fitoi në zgjedhjet e pjesshme, Edi Rama: Rezultate kuptimplota, opozita ekstremisht e dobët - Gazeta Express
string(88) "fitoi-ne-zgjedhjet-e-pjesshme-edi-rama-rezultate-kuptimplota-opozita-ekstremisht-e-dobet"

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 10:36

Fitoi në zgjedhjet e pjesshme, Edi Rama: Rezultate kuptimplota, opozita ekstremisht e dobët

Shqiperi

Gazeta Express

10/11/2025 10:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura në pesë bashki – Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat. Ai përgëzoi kandidatët fitues, duke theksuar se rezultatet tregojnë besimin e qytetarëve ndaj PS-së, pavarësisht, siç tha, “dobësisë ekstreme të opozitës” dhe kushteve të vështira të motit.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

5 bashki, 5 fitore, dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave  dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement