Fisnik Rugova zyrtarizohet te Bashkimi - Gazeta Express
string(38) "fisnik-rugova-zyrtarizohet-te-bashkimi"

Fisnik Rugova zyrtarizohet te Bashkimi

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 8:30

Fisnik Rugova është përforcimi i radhës i KB Bashkimit.

Klubi prizrenas përmes faqes zyrtare të klubit ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rugova vlerësohet si një prej basketbollistëve më të shquar në vendin tonë.

Ai në sezonin e fundit ishte pjesë e Rahovecit, teksa ka luajtur edhe te Prishtina e Peja.

Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:

“Ua prezantojmë numrin 7-të për këtë sezonë!

Njëri ndër basketbollistët më të shquar vendorë, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, fituesi i kupës së Kosovës dhe gjithashtu fituesi i Balkan League, këtë sezonë do të jetë portokall e zi.

I urojmë mirseardhje ne familjen tonë portokall e zi përfaqësuesit të kombëtares së Republikës së Kosovës Fisnik Rugova”. /Gazeta Express/