Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani ka shkëlqyer në debutimin e tij në Bundesligë.
Asllani shënoi dhe asistoi në fitoren me përmbysje 1:2 të Hoffenheim ndaj Bayer Leverkusen në xhiron e parë të sezonit të ri në Bundesligë.
Quansah kaloi Bayer Leverkusenin në epërsi qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Fisnik Asllani doli në skenë në minutën e 25-të për të barazuar shifrat me një gol të bukur.
Në pjesën e dytë, sulmuesi kosovar ishte sërish protagonist.
Ai asistoi për Lemperle që shënoi për 1:2, e që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.