Sulmuesi në formë i kombëtares së Kosovës dhe i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është përfshirë përsëri në një gol.
Mirëpo, kësaj here duke mos shënuar vetë, por duke e detyruar kundërshtarin ta ‘kryejë’ punën për të.
Teksa po kalojnë mbi gjysmë ore në ndeshjen Mainz – Hoffenheim, ky i fundit po fiton 1-0, me autogolin e shënuar nga Andreas Hanche-Olsen i Mainzit, mirëpo me ndihmën e sulmuesit dardan, Fisnik Asllani.
Asllani goditi me kokë dhe pastaj u devijua nga mbrojtësi danez në portën e tij.
Goal 🥅 “Mainz 0 – 1 TSG Hoffenheim”
— FutDball ⚽️ (@FutDball) November 21, 2025
⚽️ 9' Andreas Hanche-Olsen (own goal)
pic.twitter.com/QIqN6sv7sr
Asllani deri më tani këtë sezon ka pesë gola dhe dy asistime në Bundesliga./GazetaExpress/