Me t’u futur në fushën e lojës të “Fadil Vokrrit”, dy kombëtaret, si e Kosovës, si ajo e Turqisë u renditën në mesin e fushës.
Më pas nisën intonimet e himneve.
Ai i Turqisë u fishkëllye nga disa tifozë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fituesi i kësaj përballjeje do të shkojë në Botërorin e 2026-ës.
Ky turne do të mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë./GazetaExpress/