string(41) "first-of-all-what-will-happen-kino-armata"

Arte

Gazeta Express

23/08/2022 15:52

“First of all, what will happen?”/ Kino Armata

Arte

Gazeta Express

23/08/2022 15:52

Në Kino Armata të shtunën më 17 shtator, me fillim nga ora 19:00, shfaqet filmi “Para së gjithash, çfarë do të ndodhë?” me regjisor Florian Mehmeti Löffler.


Shënim: Shfaqja do të pasohet me pyetje dhe përgjigje mes publikut dhe regjisorit, pas së cilës filmi do të shfaqet edhe disa herë.

“Para së gjithash, çfarë do të ndodhë?”, i xhiruar në Grand-Hotel-Prishtina, ndjekë një komplot jolinear që vë në pikëpyetje marrëdhënien ndërmjet materies konkrete të monumenteve dhe asaj të fizikës kuantike.

Duke kundërshtuar ideologjinë e paraqitur në monumente, atë të një shteti kombëtar të përhershëm, fizika kuantike sfidon nocionin e logjikshëm të materies. Në shkallën më të vogël, e gjithë materia sillet si valë dhe nuk është kurrë e ngurtë. Së pari, duke afektuar shikuesin, e pozicionin veten si materie e qëndrueshme.

“Para së gjithash, çfarë do të ndodhë?” është një film eksperimental ku çdo skenë shpërndan përkohësi të ndryshme brenda dhe përgjatë fushës së hapësirë-kohë-materies. Peizazhet nuk pushojnë kurrë, por rikonfigurohen brenda, shpërndahen dhe kalojnë njëra-tjetrën.

Një fëmijë nget një veturë elektrike nëpër korridoret e Grandit derisa hyn në dhomën e famshme 446, në të cilën Josip Broz Tito banonte gjatë vizitave të tij në Kosovë. Burri që banon në dhomë është disi drithërues* i ngatërruar me fëmijën – megjithëse ai nuk është i pranishëm në sytë e fëmijës, ata lidhen përmes vrimës së zezë gjithnjë në rritje jashtë dritareve.

* ‘Veprim drithërues në distancë’ është mënyra se si Albert Einstein e përshkroi konceptin e ngatërrimit kuantik.

Para së gjithash, çfarë do të ndodhë? nga Florian Mehmeti Löffler
Prodhimi: Katarzë Films
Kinematografia: Leart Rama
Aktorët kryesorë: Redon Kika, Tringa Sefedini
Aktorët dytësorë: Elisa Maxhuni
Montazherë: Leart Rama, Florian Mehmeti Löffler
Kompozitorë: Genc Elezaj, Edmond Krasniqi
Regjistrimi i zërit: Atdhe Behluli
Kolorist: Leart Rama
Efektet vizuele: Florian Mehmeti Löffler
Stilimi: Tringa Sefedini, Florian Mehmeti Löffler
Grimerja: Elisa Maxhuni
Falenderime të veçanta për: Misal Adnan Yıldız, Tringa Sefedini, Leart Rama, Genc Elezaj, Josephine Pryde, Studio Pryde.

RRETH ARTISTIT

Florian Mehmeti Löffler, i lindur në Gjermani në vitin 1995, është një artist pamor i cili jeton dhe punon në Berlin dhe Prishtinë. Ai së fundmi u diplomua në UdK-Berlin në klasën e Josephine Pryde.

Ekspozitat solo përfshijnë: „I – See – You – See – Me – See – You“ Spazio ORR, Brescia, Italy (2020), „I am not turning, I am not turning back.“, Neues Off – Yorck Kinos Berlin (2020). His work has been shown in group exhibitions at Frankfurter Kunstverein, Frankfurt a.M. (2018) fffriedrich, Frankfurt a.M (2017), Museum für Fotografie, Berlin (2018), Babylon, Berlin (2018) EIGEN+ART Lab, Berlin (2019), SPOILER — Aktionsraum Moabit, Berlin (2020).

/Gazeta Express

aaaaa