Firmoset marrëveshja 95 milionë euro me Italinë, ministri Ahmetaj jep detaje: Ja ku do përdoren - Gazeta Express
string(93) "firmoset-marreveshja-95-milione-euro-me-italine-ministri-ahmetaj-jep-detaje-ja-ku-do-perdoren"

Gazeta Express

11/08/2020 13:19

Firmoset marrëveshja 95 milionë euro me Italinë, ministri Ahmetaj jep detaje: Ja ku do përdoren

Gazeta Express

11/08/2020 13:19

Ministri i Shtetit per Rindertimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot firmosjen e marrëveshjes me qeverinë italiane për dokumentin e detajimit per fondin 95 milionë euro. Per palen italiane ka qene i pranishem ambasadori italian ne vendin tone.

Sipas Ahmetajt, nga fondi total, 5 milionë euro jane grant për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lexo Edhe:

ahmetaj2

Ministri ka theksuar se brenda fundit te vitit pritet miratimi i gjithe paketes per te cilen eshte rene paraprakisht dakord.

“Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet: a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit; c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”- tha ai.

Ambasadori duke falenderuar angazhimin total te minstrit Ahmetaj, theksoi se “keto fodne do ti levrojme ne sektoret paresore, ne ate te rindertimit, por nje sektor i rendesishem eshte edhe investimi ne infrastrukturen energjike, e po ashtu edhe per ente publike qe do te mirepresin institucionet shqiptare per aktivitetet e tyre dhe ai per infrastrukturen e detit, si dhe sektori i emegjencave civile, qe tek ne quhen te mbrojtjes civile”.