Firma e Trumpit do të shfaqet për herë të parë në monedhën amerikane - Gazeta Express
string(68) "firma-e-trumpit-do-te-shfaqet-per-here-te-pare-ne-monedhen-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 8:59

Firma e Trumpit do të shfaqet për herë të parë në monedhën amerikane

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 8:59

Firma e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të shfaqet në kartëmonedhat amerikane për herë të parë për një president në detyrë, në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë më 4 korrik.

Ky vendim shënon një ndryshim nga praktika e deritanishme, ku në valutë përfshiheshin vetëm firmat e sekretarit dhe thesarit, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e justifikoi lëvizjen si njohje për arritjet historike të Trump, ndërsa kritikët e kanë cilësuar si një precedent të rrezikshëm dhe të ngjashëm me praktikat e regjimeve autoritare.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, reagoi me ironi, duke e lidhur vendimin me rritjen e kostos së jetesës.

Vendimi vjen në një kohë kur ekonomia amerikane ka shënuar rritje modeste prej 2.2% në vitin 2025, në linjë me trendin e viteve të fundit gjatë administratës së mëparshme të Joe Biden.

Kjo nismë është pjesë e një serie vendimesh të administratës Trump për të vendosur emrin dhe imazhin e tij në institucione dhe projekte shtetërore, duke nxitur debat mbi kufijtë mes simbolikës shtetërore dhe promovimit personal.

Advertisement
Advertisement
Advertisement