Fiona Gllavica kujton nënën në ditën e lindjes me shkrimin prekës - Gazeta Express
string(65) "fiona-gllavica-kujton-nenen-ne-diten-e-lindjes-me-shkrimin-prekes"

Gazeta Express

11/08/2020 16:15

Fiona Gllavica kujton nënën në ditën e lindjes me shkrimin prekës

Gazeta Express

11/08/2020 16:15

Në përvjetorin e saj të lindjes, Fiona Gllavica ka uruar nënën me fjalët prekëse, duke theksuar se ndjen mall për të.

“Nëna sot ka ditëlindjen. Me zbardhje të mëngjesit u mbështolla me dëshirën e të pasurit nënën afër vetes, e vura ruzë mbi qafë kujtimin e saj, e hapa sirtarin brenda zemrës ku po e ruaj tash e vite ngrohtë kujtimin e saj”, ka shkruar aktorja.

Lexo Edhe:

Tutje, aktorja tha se vitet nuk janë të njëjta pa nënën e saj, duke shpresuar se do të takohet në amshim me të.

“Vitet nuk janë të njëjta pa nënën, mungesa e saj është e pazëvendësueshme, e pa përshkrueshme dhe e pa matshme. Urime datëlindja engjëlli im, qirinjtë e datëlindjes sot do t’i ndezë për shpirtin tënd të bardhë duke e shpresuar takimin tonë të ardhshëm në amshimin e dritës”, ka shkruar Gllavica.