Finlanda s'ka paraqitur ndonjë kandidaturë për emisar të BE'së për Dialogun, ishin përfolur dy emra - Gazeta Express
string(96) "finlanda-ska-paraqitur-ndonje-kandidature-per-emisar-te-bese-per-dialogun-ishin-perfolur-dy-emra"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 16:21

Finlanda s’ka paraqitur ndonjë kandidaturë për emisar të BE’së për Dialogun, ishin përfolur dy emra

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 16:21

Derisa ishte afruar fundi i mandatit të emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, në postin e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, në media ishin përfolur dhe kishin qarkulluar emra të ndryshëm si zëvendësues potencial, shkruan Gazeta Express.

Besnik Velija

Ndër emrat e përfolur kanë qenë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, dhe Kai Sauer i cili është aktualisht i angazhuar si ambasador i Finlandës në Gjermani.

Megjithatë në një përgjigje ekskluzive nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhënë për Gazetën Express kanë konfirmuar se ky shtet s’ka pasur kandidatura për pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për ndërmjetësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Finlanda nuk ka paraqitur kandidatë për këtë pozicion – si shumë të rëndësishëm”, kanë thënë në një përgjigje për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës të pyetur nëse Haavisto dhe Sauer kanë aplikuar dhe nëse MPJ e Finlandës është përfshirë për të përkrahur të njëjtit, duke qenë se pozita e Përfaqësuesit Special është tepër e rëndësishme.

Në qershor të vitit të kaluar nga zyra e ish-kryediplomatit finlandez Pekka Haavisto kishin thënë se ai s’ka koment lidhur me çështjen e mundësisë së angazhimit të tij si pasues i Miroslav Lajcak.

Ndërkohë ambasadori finlandez në Gjermani, Kai Sauer, kishte thënë se do të vazhdojë të kontribuojë sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë nga pozita e tij prej ambasadori.

“Që nga dy detyrat e mia në OKB lidhur me Kosovën, fillimisht me UNMIK-un dhe më pas me UNOSEK-un, ndihem i përkushtuar ndaj rajonit dhe i kam ndjekur nga afër zhvillimet në dhe rreth Kosovës. Jam përpjekur të mbështes procesin e normalizimit Kosovë-Serbi në funksionet e mia të ndryshme si diplomat finlandez. Kjo është ajo që planifikoj të bëj edhe në pozicionin tim aktual si ambasador i Finlandës në Gjermani”, kishte thënë Kai Sauer për Gazetën Express më 5 qershor 2024.

Përveç Haavisto dhe Sauer, është përmendur edhe emri i diplomatit danez, Peter Sorensen, si i mundshëm për ta pasuar sllovakun, Miroslav Lajcak.

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, i cili kishte shprehur hapur interesimin e tij për ta pasuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, tash së fundi përmes një letre ka konfirmuar se s’ka kandiduar për të marrë pozitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Këtë njoftim e ka bërë më 3 janar 2025, ditën kur kishte përfunduar afati për aplikime për pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Mandati i Miroslav Lajcak do të skadojë më 31 janar 2025 dhe pritet të shihet se kush do të jetë emri i ri që BE do të përzgjedh për të ndërmejtësuar procesin kompleks të dialogut./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement