Finlanda hedh poshtë rastin gjyqësor për dëmtimin e kabllove në Detin Baltik - Gazeta Express
string(76) "finlanda-hedh-poshte-rastin-gjyqesor-per-demtimin-e-kabllove-ne-detin-baltik"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 10:32

Finlanda hedh poshtë rastin gjyqësor për dëmtimin e kabllove në Detin Baltik

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 10:32

Një gjykatë e qarkut në Finlandë vendosi se shteti nuk ka juridiksion që të ndjekë penalisht kapitenin dhe dy oficerë të cisternës së naftës Eagle S.

Ata akuzoheshin për dëmtimin e kabllove nënujore të rrymës dhe internetit në Detin Baltik vitin e kaluar.

Procesi gjyqësor ishte ndër përpjekjet e para ligjore për të ndëshkuar të dyshuarit për dëmtimin e infrastrukturës kritike nënujore, por çështja u ndërlikua për shkak të dispozitave në Ligjin e të drejtës ndërkombëtare detare dhe për shkak të vështirësisë për të provuar se ngjarja kishte qëllim kriminal.

Tre të akuzuarit mohuan akuzat.

“Gjykata e qarkut sot ka nxjerrë një vendim duke hedhur poshtë akuzën për këtë rast… së bashku me kërkesat për dëmshpërblime që dilnin nga kjo akuzë, pasi nuk është e mundur të aplikohet ligji penal finlandez në këtë çështje”, tha gjykata përmes një njoftimi.

Forcat e NATO-s në rajon u vunë në gjendje gatishmërie pas incidentit që ndodhi më 25 dhjetor 2024. Ai ishte një ndër incidentet që ndodhën, kur u dëmtuan kabllot dhe tubacionet e gazit në Detin Baltik, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022./REL/