string(96) "finlanda-godet-rusine-kthen-asetet-e-ngrira-ruse-ne-ndihme-per-ukrainen-90-milione-euro-municion"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 15:55

Finlanda ‘godet’ Rusinë, kthen asetet e ngrira ruse në ndihmë për Ukrainën: 90 milionë euro municion

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 15:55

Ministria finlandeze e Mbrojtjes ka njoftuar se do ta furnizojë Ukrainën me municione në vlerë prej 90 milionë eurosh, duke përdorur të ardhurat nga asetet financiare të ngrira ruse.

Sipas Reuters, BE-ja ka vlerësuar se rreth 210 miliardë euro nga gjithsej 300 miliardë dollarë në asete ruse të ngrira ndodhen brenda bllokut prej 27 vendesh anëtare, kryesisht në formën e obligacioneve shtetërore që banka qendrore e Rusisë i kishte ruajtur si rezerva.

Kujtojmë se Komisioni Evropian vendosi vitin e kaluar që të ardhurat nga këto asete të mund të përdoren për të mbështetur ushtarakisht Kievin përmes një fondi të drejtuar nga BE.

“Arritëm të negociojmë financim shtesë për mbështetjen e Finlandës ndaj Ukrainës,” ka thënë ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.

Në lidhje me këtë hap nuk ka pasur ende ndonjë koment nga Kremlini, megjithatë vendi ka deklaruar vazhdimisht se çdo përpjekje për të konfiskuar apo shitur asetet e ngrira ruse do të ishte e paligjshme; do të shkelte të drejtat e pronësisë dhe do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe do të kundërshtohej në gjykatë.