Financimet ruse, Balla i kthehet Berishës: Po qe burrë Sali çoje Lulin në prokurori - Gazeta Express
string(81) "financimet-ruse-balla-i-kthehet-berishes-po-qe-burre-sali-coje-lulin-ne-prokurori"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 21:08

Financimet ruse, Balla i kthehet Berishës: Po qe burrë Sali çoje Lulin në prokurori

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 21:08

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka replikuar me kryedemokratin Sali Berisha, për financimet ruse në PD.

Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi socialistët se morën në mbrojtje Bashën, ndërkohë Balla i kujtoi kryedemokratit se ishte PS ajo që kallëzoi penalisht ish-kryetarin e PD në prokurori, por dosja u mbyll nga një prokuror i cili sot është jashtë sistemit nga vettingu.

Lexo Edhe:

Balla e ftoi Berishën të denoncojë Lulzim Bashën në prokurori nëse ka prova të reja.

“Luli është i joti jo i imi Sali. Tani që të doli Luli nga vatha ti thua ju e mbroni, ne që e kallëzuam. Po je burrë Sali çoje Lulin në prokurori, por ti nuk ke qenë asnjëherë burrë”, tha Balla.

Më tej Balla i kujtoi Berishës aferën e CEZ-it dhe kërkoi nga SPAK që ta marrë në pyetje, teksa në fund nuk harroi edhe “të uronte” djalin e Berishës, i përfolur për aferën e CEZ, për martesën e tij me Armina Mevlanin.

“Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision në vitin 2016 për një çështje që lidhet me energjinë eklektike dhe në fund të atij komisioni kuvendi ka votuar me 74 vota, përfshirë këtu dhe votën e Ilir Metës, për të kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe bandën e tij në qeveri të asaj kohe prej një dëm prej 410 milionë eurosh. Zonja kryetare e kuvendit, unë mendoj që kuvendi duhet ti drejtohet SPAK-ut për ti kërkuar një përgjigje, përse nuk thirret të merret në pyetje ende personi i kallëzuar penalisht, i cili në materialin që ka referuar kuvendi i Shqipërisë, 74 deputetë kanë gjetur ndër të tjera edhe faktin më flagrant të këtyre 30 viteve të korrupsionit në Shqipëri. Një ditë me diell dy javë para zgjedhjeve të vitti 2009, një person, i cili ishte sekseri dhe njoftonte palën çeke që kam folur me kryeministrin, ky person është paraqitur në derën e një banke të nivelit të dytë dhe ka tërhequr brenda ditës 6.8 milionë euro. Sekseri ka tërhequr 6.8 mln euro. Kuvendi duhet të ndjekë vendimet që merr vetë. 410 milionë euro i ka kushtuar ai Shqipërisë, atë 6.8 milionë euroshin, një gjë është e sigurt, do gjendet dhe do tu kthehet taksapaguesve shqiptarë. Edhe…të trashëgoheni”, tha Balla.

/GazetaExpress