Finalja e Ligës së Kampionëve 2024/25 mes Paris Saint-Germain dhe Interit do të zhvillohet në “Munich Football Arena”.
Sezoni 2024/25 i UEFA Champions League përmbyllet në Mynih, Gjermani, të shtunën më 31 maj 2025, kur Paris do të përballet me Interin. Ndeshja nis në orën 21:00 me orën e Evropës Qendrore (CET).
Interi ishte skuadra e parë që siguroi vendin në finale, pas një fitoreje spektakolare me rezultat të përgjithshëm 7-6 ndaj Barcelonës në gjysmëfinale. Të nesërmen, Paris kaloi në finale pas fitores me rezultat total 3-1 ndaj Arsenalit.
Finalja më e rëndësishme e futbollit evropian për klube rikthehet në Mynih për herë të parë që nga viti 2012, kur Chelsea triumfoi ndaj Bayern Munichut me penallti, pavarësisht se bavarezët luanin në shtëpi.
E përfunduar më 30 prill 2005, “Munich Football Arena” ndodhet në Ëerner-Heisenberg-Allee dhe është pronë e klubit Bayern München.
Ky stadium ka pritur katër ndeshje të UEFA EURO 2020 dhe, pasi ishte gjithashtu një nga stadiumet pritëse të UEFA EURO 2024, është bërë i pari në histori që mikpret ndeshje në dy Kampionate Evropiane radhazi. Kapaciteti i tij për turneun e fundit ishte 66,000 ulëse.
Nëse rezultati është i barabartë në fund të kohës së rregullt, do të luhen dy pjesë shtesë nga 15 minuta. Nëse njëra skuadër shënon më shumë gola gjatë kësaj kohe, ajo shpallet fituese. Në rast se barazimi vazhdon edhe pas kohës shtesë, fituesi përcaktohet me penallti.
Rumuni István Kovács, 40 vjeç, do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve 2025 mes Paris dhe Inter.
Trofeu aktual i Ligës së Kampionëve, i cili është 73.5 cm i lartë dhe peshon 7.5 kg, do t’i dorëzohet fituesve.
Fituesi i Ligës së Kampionëve 2024/25 gjithashtu siguron pjesëmarrjen në fazën e ligës së edicionit 2025/26, nëse nuk janë kualifikuar përmes kampionatit vendas. Po ashtu, do të kenë të drejtën të luajnë kundër fituesit të UEFA Europa League 2024/25 në Superkupën e UEFA-s 2025.
Grupi legjendar i rock-ut “LINKIN PARK” do të performojë para fillimit të ndeshjes më të shumëpritur të sezonit, si pjesë e “UEFA Champions League Final Kick Off Shoë by Pepsi”.