Finalja e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen gjyqtarët e sfidës Tirana - Egnatia - Gazeta Express
string(75) "finalja-e-kupes-se-shqiperise-percaktohen-gjyqtaret-e-sfides-tirana-egnatia"

Futboll

Gazeta Express

01/06/2023 15:44

Finalja e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen gjyqtarët e sfidës Tirana – Egnatia

Futboll

Gazeta Express

01/06/2023 15:44

Është përcaktuar edhe ekipi i gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë sfidën e sotme, finalen e Kupës së Shqipërisë e cila do të luhet mes Tiranës dhe Egnatias në orën 19:00.

Enea Jorgji do të gjykojë finalen e Kupës dhe do të ndihmohet nga Rejdi Avdo dhe Ridigert Çokaj.

Lexo Edhe:

Tirana nuk ka kujtime të bukura me Jorgjin në finale Kupe, duke qenë se 4 vite më parë ishte kjo treshe arbitrash kur bardheblutë u mundën me rezultatin 2-1 nga Kukësi në finale.

Në sistemin VAR, do të jetë Juxhin Xhaja, shkruan abcnews.

Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias është edhe e fundit e këtij sezoni futbollistik në Shqipëri, teksa fituesi do të përballet me Partizanin për finalen e Superkupës, por kjo ndeshje luhet sezonin e ardhshëm.