Finalja e Kupës së Kosovës, sot takohen Trepça dhe Prishtina - Gazeta Express
string(59) "finalja-e-kupes-se-kosoves-sot-takohen-trepca-dhe-prishtina"

Sport

Gazeta Express

17/02/2024 9:10

Finalja e Kupës së Kosovës, sot takohen Trepça dhe Prishtina

Sport

Gazeta Express

17/02/2024 9:10

Festa e basketbollit dhe Pavarësisë së Kosovës. Dita e shtunë është 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, njëherësh edhe finalja e Kupës mes Trepcës dhe Sigal Prishtinës.

Sfida zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, aty ku kemi parë spektakël të basketbollit nga 13 shkurti.

Lexo Edhe:

Trepça ka triumfuar në dy edicionet e fundit në Kupën e Kosovës, ku në finalen e fundit mundi pikërisht Sigal Prishtinën.

Kryeqytetasit gjithsej kanë triumfuar 15 herë në këtë garë, derisa mitrovicasit kanë fituar gjashtë herë.

Rruga e Trepçës deri në finale ishte duke mundur Istogun 84:51 dhe Golden Eagle Yllin 72:59, derisa Sigal Prishtina në çerekfinale fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit 108:90, ndërsa në gjysmëfinale mposhti skuadrën tjetër prizrenase, Bashkimin 66:71. /Gazeta Express/