Finalja 35 milionëshe e Arsenalit kundër Chelsea, formacionet zyrtare - Gazeta Express
string(68) "finalja-35-milioneshe-e-arsenalit-kunder-chelsea-formacionet-zyrtare"

Gazeta Express

01/08/2020 17:33

Finalja 35 milionëshe e Arsenalit kundër Chelsea, formacionet zyrtare

Gazeta Express

01/08/2020 17:33

Arsenali pati një sezon të dështuar këtë vit, por ai mund të rikuperohet disi nëse sonte ata fitojnë për herë të 14 me radhë FA Cupën e Anglisë

Sonte në Wembley të Anglisë pritet që të luhet finalja e FA Cup në mes të Arsenalit dhe Chelseat.

Lexo Edhe:

Të dyja këto skuadra vitin e kaluar kishin luajtur një finale tjetër e ku Chelsea kishte triumfuar me rezultat të lartë 4-0.

Derisa Chelsea hynë në këtë finale me presionin e vetëm për ta shtuar edhe një trofe në vitrinën e tyre, Arsenali nëse dështon për ta fituar, atëherë kokëdhimbjet për ekipin londinez do të jenë të mëdha.

Arsenali thuhet se është 140 milionë funte humbje për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mospjesëmarrja në vitin tjetër e skuadrës së Mikel Artetës në gara europiane do të thoshte thellim i krizës financiare por edhe largim i disa yjeve momental nga skuadra e tyre.

Në rast të fitores, Arsenali do të kualifikohej për Europa Ligë, e cila garë do i sillte skuadrës së Artetës plus 35 milionë funte në arkën e klubit.

Andaj për këtë Arteta ka startuar me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion e njëjtë ka bërë edhe Frank Lampard. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Arsenal

Chelsea