Finalisti i sezonit të kaluar me Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug është bërë me klub të ri.
Sulmuesi gjerman ka nënshkruar me klubin londinez, West Ham deri më 2028.
Ëest Ham ka paguar 27 milionë funte për shërbimet e 31-vjeçari, i cili ka bërë karrierë të gjatë në Gjermani, nëpër skuadra të ndryshme.
Sezonin e kaluar, Fullkrug kishte shënuar 16 gola dhe kishte dhuruar 10 asistime në 46 ndeshje në të gjitha garat me Dortmundin.
Fullkrug ishte pjesë e Gjermanisë në “EURO 2024” gjatë kësaj vere, aty ku arriti të gjejë rrugën e rrjetës në 2 raste.