Ambasada Gjermane në Prishtinë i ka dalë në përkrahje Kombëtares Dardane, e cila sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj.
Verdhekaltrit do të luajnë sonte me Turqinë në finale të “play-off”-it në kërkim të kualifikimit në Botërorin 2026, shkruan “Gazeta Express”.
E në përkrahje të djelmoshave të artë Dardanë ka dalë edhe Ambasada Gjermane me bazë në Kosovë, e cila e bëri një postim motivues sot.
“Me krenari duke e mbështetur Kosovën sonte. Krejt ekipi ynë i ka gishtat e kryqëzuar për ekipin e Kosovës sonte. Një finale historike, të fortë, pa frikë dhe të gatshëm për ta bërë historinë”, shkroi ambasada gjermane.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express