Filmreview / Ndërmjet kufijve dhe lirisë së shprehjes - Gazeta Express
string(51) "filmreview-ndermjet-kufijve-dhe-lirise-se-shprehjes"

Arte

Dritan Dragusha

29/07/2022 17:20

Filmreview / Ndërmjet kufijve dhe lirisë së shprehjes

Arte

Dritan Dragusha

29/07/2022 17:20

Përkitazi me filmin ‘The People vs. Larry Flynt’, të Miloš Formanit, 1996

Dritan Dragusha

Lexo Edhe:

“Do të doja të mbahesha në mend për diçka domethënëse”, kështu shprehet Larry Flynt (luajtur nga Woody Harrelson), personazhi kryesor i fillmit The People vs. Larry Flynt*, i regjisorit çek, Miloš Forman. Flynt është botuesi i parë i revistës pornografike Hustler në Amerikë. Në fillim kjo revistë pornografike nuk kishte ndonjë reputacion dhe shumë shpejt rrezikon të falimentoj. Mirëpo, Flynt është në kërkim të diçkaje që do ta trondiste publikun dhe ia arrit qëllimit, sepse tani subjekti kryesor i revistës Hustler ishte figura e Jacqueline Kennedy Onassis, ish gruaja e presidentit John Kennedy, e cila ishte fotografuar lakuriq. Kjo bënë që revista të shitet më tepër se 2,000,000 kopje dhe kështu fillon rrugëtimin e saj drejtë vendosjes në grupin e revistave më të mëdha në Amerikë.

Mirëpo, shumë shpejt Larry Flynt, do të akuzohet për “shkatërrimin e shpirtit të vendit”, dhe do të përballet me drejtësinë. Pra, nëpërmjet këtij personazhi, regjisori Miloš Forman mëton ta tregojë fuqinë që ka liria e shprehjes, liria e mendimit dhe e veprimit në demokraci. Rëndësia e filmi The People vs. Larry Flynt konsiston në kontradiktën që e vë në pah, sepse duke vendosur një standart të konsideruar si moralisht të papranueshë, ai njëkohësisht prekë nervin e demokracisë. E ekspozon liberalizmit në ato skaje të lirive ku nuk ka ende një përgjigje. Nëpërmes Larry Flynt, regjisori Miloš Forman e vë në siklet vet liberalizmin. Nëse libralizmi insiton në liritë individuale, në lirinë e shprehjes si fundament i tij, atëherë dilema që shtrohet është se: pse Larry Flynt nuk paska të drejtë të shprehet përmes revistës së tij pornografike?! Larry Flynt është demonizuar jo vetëm nga morali religjiz, por edhe nga shtypi kryesor amerikan. Ai tamimë kishte prekur pikën më të ndjeshme dhe kishte atakuar kinse shoqërinë moralisht të pastër amerikane dhe për këtë ishte bërë shënjestra më e pamëshirshme e saj.

Por, vet paraqitja në bankën e të akuzuarve të Flynt me gojën mbyllur me një flamur të vogël të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tregon për indinjatën e tij për pamundësinë që ai të shprehet lirshëm. Duke shfrytëzuar Amandamentin e Parë të Kushtetutës amerikane, ai do ta ndërtoj edhe mbrojtjen e tij para gjykatës. Ai nuk këmbngul në ushtrimin e veprimtarisë së tij, por para së gjithash ai insiston në lirinë që ia mundëson kushtetuata për këtë veprimtari. Ose siç shprehet avokati i tij Isaacman (luajtur nga Edëard Norton) se: “Ne nuk duhet të pëlqejmë atë që Larry Flynt bën. Mirëpo vlera e vendit në të cilin ne jetojmë matet me  me atë se ai është i lirë të bëjë atë që bën”. Prandaj, kjo është edhe thelbi i asaj që regjisori Miloš Forman përmes filmit The People vs Larry Flynt, përpiqet ta thotë.

Pra, beteja e Larry Flynt nuk duhet parë vetëm si një përpjekje personale, por si një shprehje e cila kërkon të respektohet, jo për shkak të asaj çfarë paraqet në realitet, por për faktin se ai dhe e gjithë shoqëria amerikane kanë të drejtë edhe atëherë kur një individi apo një grupi të caktuar nuk i pëlqen. Me këtë film, nëpërmjet figurës imponuese të Larry Flynt paraqitet fuqia e lirisë që individi mund ta ketë në demokraci. Demokracia nuk është thjeshtë vetëm një sistem politik, por demokracia është patosi mbi të cilin qëndron fuqia e individit dhe e drejta e tij qoftë edhe atëherë kur të gjithë mund t’i ketë kundër. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi se sa e vërtetë është e gjitha që paraqitet në filmin The People vs Larry Flynt, por me rëndësi është shpërfaqja e gabimeve eventuale që mund të ndodhin në demokraci dhe mundësia e përmirësimit të tyre. Kështu që, si sistem socio-politik demokracia në vend të perfeksionizmit synon rivlerësimin dhe riedukimin e përhershëm të saj.

/Gazeta Express