Filmreview / Diktatori si një alter deus - Gazeta Express
string(38) "filmreview-diktatori-si-nje-alter-deus"

Arte

Dritan Dragusha

26/05/2023 16:17

Filmreview / Diktatori si një alter deus

Arte

Dritan Dragusha

26/05/2023 16:17

Rreth filmit ‘The interview’, me regji të Seth Rogan, 2014

Nga Dritan Dragusha

Lexo Edhe:

…pushteti i gazetarit nuk mbështetet

mbi të drejtën për të bërë pyetje, por mbi të

drejtën për të pretenduar një përgjigje.

Milan Kundera, Pavdekësia.

The Interview, është filmi i cili flet për një komplot imagjinar amerikan kundër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Nw fillim ky filmi nuk u lejua të publikohej nga kompania “Sony”, për faktin se kjo kompani ishte atakuar nga një varg sulmesh kibernetike nga ana e Koresë së Veriut. Mirëpo, më pas kompania e ndryshoi vendimin që kisht marrë më herët, duke e nxjerrë filmin në publik, kështu, në ditën e Krishtlindjeve, në më shumë se 200 kinema të pavarura ishte shfaqur. Në këtë film paraqitet plani për vrasjen e diktatorit Kim Jong-un nga dy gazetar amerikan, të cilët janë të trajnuar nga sherbimi sekret CIA. Filmi është mjaft argëtues, dhe me shumë skena humori. Kjo satirë politike dëshmon se sa e fuqishme është media si instrument, qoftë për t’i manipuluar masat apo edhe për ta shpërfaqur një manipulim të tillë.

Filmi fillon me një vajzë të vogël koreane, e cila para një audience shumë të madhe shfaqet duke i kënduar diktatorit me këto vargje: “I urojmë lumturi, paqe e dashuri. Dhe gjëja e vetme që urojmë më shumë se kjo, është që Shtetet e Bashkuara të Ameriktës të shpërthejnë në zjarr ferri. Të detyrohen të vdesin urie dhe të përgjërohen dhe të shkatërrohen nga sëmundjet”, dhe shton se nëse Amerika vdes, zemra e saj e vogël do të mbushet me gëzim. Menjëherë pas përfundimit të këndimit të vajzës së vogël lansohet një raket drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Domethënë, nëpërmes këtij fëmije që rrezaton qiltërsi insistohet të kamuflohet fuqia shkatërruese që zakonisht kanë ideologjitë e tilla. Mirëpo, krahas ngjarjeve në Korenë e Veriut në emisionin Skylark Tonight të udhëhequr nga gazetari Dave Skylark (luajtur nga James Franco) dhe producenti i tij Aaron Rapoport (luajtur nga Seth Rogen), është i ftuar Rapp-këngëtari i famshëm Eminem, i cili përgjatë intervistës tregon se është homoseksual, ku përnjëherë shpërthen lajmi nëpër të gjitha televizionet. Këto dy paralele të theksuara në fiilmin The Interview; ngjarja në Korenë Veriore, si një armike e përbetuar e botës perendimore dhe Eminem-it homoseksual, tregon për dy botë tërsisht të  ndryshme, gjë që tegon për preokupimet dhe botëkuptimet e ndryshme që kanë këto dy mendësi.

Ngjarjet në këtë film do të marrin dramaticitet kur Dave dhe Aaron marrin një telefona nga autoritetet e Koresë Veriore për mundësin e intervistimit të diktatorit Kim Jong-un, sepse siç mësohet diktatori Kim ishte një fans i madh i emisionit Skylark Tonight që moderohet nga Dave. Kështu, Kim Jong-un e fton Dave për një intervistë në Penian, mirëpo, këtë lajm e kupton CIA, e cila planifikon një plan për vrasjen e diktatorit koreanë. Andaj, me të mbrritur në Korenë Veriore, gazetarët amerikan priten ngrohtësisht nga autoritetete e atjeshme. Gjatë rrugës pët në pallatin perandorak, është interesant diskutim i Dave dhe zyrtares koreane Sun-gjin Park. Kur Dave i thotë se kam ndëgjuar që në vendin e juaj njerëzit vdesin urie?, vetura ndalon para një dyqani me ushqime të bollshme, ku njerëzit rrotull duken mjaft të lumtur, mirëpo, vetëm më vonë Dave do ta kuptoj se produktet në dyqan ishin të plastikës. Gjithashtu, Dave e pyet se: kam ndegjuar që lideri juaj nuk i kryen nevojat fiziologjike?, dhe për këtë zyrtarja koreane me një seriozitet të lartë i përgjigjet se: është e vërtet që nuk i kryen nevojat fiziologjike për shkak se të gjithë energjinë e akumuluar e shpenzon duke punuar për popullin. Përmes këtij dialogu vëhet në pah skizofrenia që pushteti të dhunshëm, i cili nëpërmes kontrollimit të gjithçkaje, njerëzit fillojnë të besojnë në lloj-lloj marrëzirash edhe atëherë kur tërë poshtërsitë e veprimeve të diktaturës paraqiten si një punë për të mirën dhe mirëqenien e shoqërisë.

Kshtuqë, më në fund ndodh takimi mes diktatorit Kim dhe gazetarit Dave. Shumë shpejt miqësia e tyre do të thellohetsa që andaj diktatori Kim mikun e tij nga Amerika do ta njoftoj me anën e vërtetë të diktaturës së tij. Pasuria, seksi, droga, ahengjet e pafund janë e vërteta e fshehur e diktatorit. Nuk thuhet rastësisht që në diktaturë zhvillohen paralelisht dy lloj jetësh, njëra është mjerimi (populli) dhe tjetra është luksi deri në shfrenim (pushteti). Imazhi i diktatori Kim përballë popullit është imazhi i zotit i personifikuar në njeri…, kështu s’paku vërehet në shikim të parë. Mirëpo, ka diçka që nuk thuhet në një marrëdhënie të tillë, por që nënkuptohet se diktaturat janë iluzion dhe fundi i këtij iluzioni sjell fundin e diktaturës.

Gjatë intervistimit të diktatorit Kim ndryshon e tërë rrjedha e planit, sepse gazetari Dave fillon me pyetje që kanë të bëjnë me autoritetin e babait të diktatorit, i cili po ashtu ishte diktator. Këto pyetje prekun pikën e dobët të liderit suprem. Kim Jong-un nëpërmes përgjigjeve të tij i shpërfaq të gjitha cenet para qytetarve të tij, të cilët e kuptojnë që lideri i tyre nuk qenka zot, por qenka sikur ata, madje bënë edhe nevojat fiziologjike si gjithë të tjerët dhe se është një mashtrues ordiner. Mbase, për këtë Milan Kundera tek libri i tij Pavdekësia thotë se: “Midis atij që urdhëron dhe atij që ka të drejt të bindet, pabarazia nuk është kaq radikale, sa ajo midis atij që ka të drejtë të pretendojë një përgjigje, dhe atij që ka detyrë të përgjigjet”. Prandaj gazetari Dave ka të drejtë të kërkojë përgjigje, sikur që diktatori Kim e ka për detyrë të përgjigjet. Pra, me anë të kësaj, filmi The Interview tregon se si nganjëherë media është më e pushtetshme edhe se sa regjimet më shtypëse. Ky kristalizim i natyrës së vërtet të portretit të diktatorit deri në pikën ku gjithçka qartësohet në lidhje me pushtetin e tij totalitar, e sjell edhe fundin e regjimit të tij.

Pra, ky film nëpërmes komedisë, sarkazmës dhe injorancës përvijon fuqinë e cila përçohet nëpërmjet medias. Në film tregohen dy linja: njëra tregon se si fuqia e medias propaganduese ngritë dhe fuqizon diktaturat dhe diktator deri në atë nivel sa nga njerëzit e zakonshëm të konsiderohen edhe si zot dhe në anën tjetër kemi median e cila me zhdërvjelltësin e saj zhbiruese dhe me fuqinë e saj imagologjike i dekonspiron në formën më vulgare të mundshme edhe diktaturat më totalitare. Prandaj, film The Interview në një formë e specifikon pikërisht këtë rol dhe këtë fuqi që media mund ta ketë, varësisht në çfarë konteksti përdoret. Për këtë ky film nëpërmes një shfaqje komike, është një tendencë për të treguar rëndësinë dhe fuqinë që media sot e ka.

/Gazeta Express