Filmi 'Zgjoi' shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar - Gazeta Express
string(73) "filmi-zgjoi-shfaqet-ne-beograd-interesim-i-madh-nga-serbet-per-ta-shikuar"

Arte

Gazeta Express

28/05/2022 21:16

Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

Arte

Gazeta Express

28/05/2022 21:16

Filmi ‘Zgjoi’ nën regjinë e Blerta Bashollit është duke u shfaqur në kinotekën e Jugosllavisë në Beograd, e cila është në pronësi të shtetit. Filmi ështu duke u shfaqur në kuadër të festivalit, ‘Mirdita, Dobar dan’.

Gazetarja e T7, Syzana Hajradini thotë se Policia serbe është duke qëndruar jashtë objektit, për të ofruar siguri.

Lexo Edhe:

Ajo tregoi se edhe gruaja e Bekim Fehmiut, Branka është aty duke e shikuar filmin Zgjoi.

Hajradini tregoi se ka edhe qytetarë serbë të shumtë të cilat kanë shfaqur interesim për shikimin e këtij filmi.

Kujtojmë se ky film tregon për jetën e Fahrije Hotit, një të veje nga Krusha e Madhe, të cilës forcat serbe ia vranë bashkëshortin në luftë.

Pas kësaj ajo mbeti e vetme, përballë mentalitetit të një vendi të sapo dalë nga lufta dhe dëshirës e nevojës për të krijuar një jetë të re për vajzën e djalin e saj. Jetesa e saj me fëmijët e vjehrrin e vështirëson edhe më shumë idenë për të bërë revolucion në atë shtëpi ku babai i burrit të saj është ende i prekur nga zhdukja e të birit dhe nuk bën lëshime shkaku i “katunit”.

E vendosur mes gjithë paragjykimeve, vuajtjeve të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë dhe nevojës për ekzistencë, Fahrije Hoti fillon biznesin e saj me gratë tjera të Krushës për krijimin e ajvarit dhe shitjen e tij.