Filmi “Vidra” ku luan aktori Fatmir Spahiu, përfundon xhirimet – premiera më 2025 - Gazeta Express
string(76) "filmi-vidra-ku-luan-aktori-fatmir-spahiu-perfundon-xhirimet-premiera-me-2025"

TV/Film

Gazeta Express

20/05/2024 22:29

Filmi “Vidra” ku luan aktori Fatmir Spahiu, përfundon xhirimet – premiera më 2025

TV/Film

Gazeta Express

20/05/2024 22:29

Filmi me regji të regjisorit boshnjak Srdjan Vuletic me titull “Vidra” me skenar të shkrimtarit malazez Stefan Boskovic ka përfunduar xhirimet këto ditë

Premiera e këtij projekti pritet që të jepet në pranverën e vitit 2025, derisa nga Kosova si ko producent të filmit është produksioni “Buka”.

Lexo Edhe:

Në këtë film nga Kosova kanë marrë pjesë edhe; Aurita Agushin, Edona Reshitaj, Pellumb Ballata, Nok Selmani si dhe staf tjetër teknik dhe kreativ.

Vidra është prodhuar nga; “Artikualacija film” nga Mali i zi me producentin e deleguar Ivan Djurović, derisa në ko-produksion janë edhe “Redibis film” nga Italia me Daniele Segre, koproducent, “Izazov 365” nga Kroacia me Katarina Prpić si ko-producente, “Realstage” nga Bosnja e Hercegovina me Ishak Jaliman si ko-producent, “Buka” nga Kosova me ko-producent Fatmir Spahiu.

Filmi është mbështetur financiarisht nga; Qendra e filmit te Malit te Zi, Ministria e Kulturës se Italisë, Qendra Audiovizuele e Kroacisë, Ministria e Kulturës dhe Sportit e Kantonit të Sarajevës, Fondi i Filmit në Sarajevë; Qendra Kinematografike e Kosovës.

Ky film në fazën e zhvillimit filmi kishte fituar çmimin e Euroimages në CineLink, si Best Pitch Award at When East Meets West.

Po ashtu projekti ishte zgjedhur ne Cinéfondation Programme Cannes L’Atelier. Shfaqja e pare publike e këtij filmi pritet të jetë në pranverën e vitit 2025. /GazetaExpress/