Filmi “Sparks of Light” me çmim në “TravelFestAlbania2022” - Gazeta Express
string(54) "filmi-sparks-of-light-me-cmim-ne-travelfestalbania2022"

Arte

Gazeta Express

26/07/2022 13:29

Filmi “Sparks of Light” me çmim në “TravelFestAlbania2022”

Arte

Gazeta Express

26/07/2022 13:29

Filmi Dokumentar “Sparks of Light” nga Burim Haliti fiton ‘Best Albanian film’ në festivalin e filmit “TravelFestAlbania2022”.

Në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar “Travel Fest Albania” i cili u mbajt nga data 18 – 24 Korrik 2022 në Tiranë në 3 kinema paralele u shfaqën 122 filma nga 42 vende të Botës, ku pjesëmarrës ishin shumë autor të huaj dhe vendas. Filmi i shkurtër Dokumentar “Sparks of Light” është shfaqur me 22 Korrik 2022 në Kinemanë e hapur në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës!
Filmat pjesëmarrës nga e gjithë Bota ishin në garë në kategori të ndryshme, ndërsa në kategorinë e filmit shqip çmimin kryesor e ka fituar filmi i shkurtër Dokumentar “Sparks of Light” me Regji nga Burim Haliti, Producente; Ganimete Sava dhe Drejtor Fofografie; Michael Stoeger dhe me protagonist; Fahri Krasniqi. Filmi “Sparks of Light” është prodhim i “Art Without Limit” dhe “Eureka Film & Production” nga Prishtina, ku në këtë Festival ishte prezantimi i parë në kategorinë Albanian në konkurencë zyrtare dhe po ashtu çmimi i parë si filmi më i mirë (Best Albanian Film)
Në këtë festival po ashtu u ndanë çmime në kategori të tjera Ndërkombëtare të cilat çmime ju takuan Autorëve të huaj!

/Gazeta Express

Lexo Edhe: