Filmi ‘Okarina’, në natën e dytë në PriFest - Gazeta Express
string(40) "filmi-okarina-ne-naten-e-dyte-ne-prifest"

Filmi ‘Okarina’, në natën e dytë në PriFest

Arte

Gazeta Express

06/09/2024 13:13

Në garën ballkanike të filmit të metrazhit të gjatë OKARINA nga Alban Zogjani do të jepet në natën e dytë.

Një film i që trajton tema universale të ndryshimit, moralit dhe pasojave të zgjedhjeve jetësore.

Lexo Edhe:

Filmi paraqet një histori për sfidat familjare që lindin për shkak të ndryshimeve në stilin e jetesës pas zhvendosjes në një vend të ri, të nxitura nga dëshira e fortë për të përmirësuar kushtet e tyre. Shaqa dhe Selvia sfidojnë ndjenjën e tyre të “moralit” për të ndjekur një të ardhme më të ndritur. Ndërkohë, përfshirja e pavullnetshme e Giovannit e drejton rrugën e tyre në një drejtim të papritur. Megjithatë, udhëtimi i tyre nuk përfundon ashtu siç e kishin parashikuar.

Filmi në regjinë e Alban Zogjanit vjen si premierë kosovare. Producentë të filmit janë Rita Krasniqi, Dren Zherka, ndërsa skenari nga Albana Muja.

Në film luajnë: Jehon Gorani, Shengyl Ismajli, Rina Krasniqi, Flaka Latifi, Arta Selimi, Kastriot Shehi.

Filmi do të shfaqet më datë 11 shtator 2024, në Kino Armata, nga ora 19:30.

Edicioni 16-të mbahet prej 10-15 shtator 2024.

#prifest #forher #vjosaforever

/Gazeta Express