Filmi “Mua besoj më shpëtoj portreti (I Believe the Portrait Saved Me)”, nga artisti dhe regjisori Alban Muja, do të jetë pjesë e disa festivaleve të rëndësishme në muajt në vijim.
Njëri prej tyre është Kurzfilm Festival Hamburg, i cili nis sot, më 3 Qershor, dhe zgjat deri më 8 Qershor 2025, në qytetin e Hamburgut, Gjermani. Filmi do të konkurrojë në Garën Ndërkombëtare, seksioni kryesor i festivalit, ku prezantohen disa nga veprat më të spikatura të kinemasë së shkurtër botërore.
Datat dhe vendet e shfaqjes në Hamburg:
E mërkurë, 5 Qershor 2025 – ora 21:30 në Kino ZEISE 2
E enjte, 6 Qershor 2025 – ora 16:30 në Kino B-MOVIE
aaaaa