Filmi kosovar “Vera Andrron Detin” nesër me premierë në Festivalin e Venecies - Gazeta Express
string(75) "filmi-kosovar-vera-andrron-detin-neser-me-premiere-ne-festivalin-e-venecies"

Filmi kosovar “Vera Andrron Detin” nesër me premierë në Festivalin e Venecies

Arte

Gazeta Express

07/09/2021 14:04

Filmi “Vera Andrron Detin” i regjisores Kaltrina Krasniqi, me skenar nga Doruntina Basha, do të jepet premierë botërore në një nga festivalet më prestigjioze në botë, atë të Festivalit të Filmit të Venecies – “Venice Film Festival”

“Vera Andrron Detin” është në konkurrencë zyrtare në programin “Orizzonti”, ndërsa president i jurisë është regjisorja boshnjake, Jasmila Zbaniç, e që premiera e këtij filmi do të jepet në këtë të mërkurë.

Lexo Edhe:

Filmi kosovar është nominuar në disa kategori, atë të “Filmit më të mirë”, “Regjisë më të mirë”, “Çmimin special të jurisë”, “Aktori dhe aktorja më e mirë” si dhe “Skenari më i mirë”.

Ky prodhim kinematografik është një film i metrazhit të gjatë me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit.

Në film përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Filmi përbëhet prej një kasti aktorësh ku bëjnë pjesë; Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj e disa të tjerë.

Filmi është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Kurse me film të metrazhit të shkurtë, Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në këtë festival prestigjioz me filmin e Lendita Zeqiraj, e cila kishte marrë pjesë me filmin “Ballkoni”, po në kategorinë Orizzonti, pjesëmarrje që kishte ndodhë qysh në vitin 2013. / KultPlus