Kinematografia e Kosovës shënon sukses me një tjetër të arritur në skenën ndërkombëtare. Filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit tonë Ilir Hasanaj, doli fitues në Festivalin e Filmit në Roterdam, në kategorinë Tiger Short Competition.
Portretizimi kinematografik i sinqertë i rrëfimeve të Fatmirit, Liridonit, Milazimit, punëtorë të aksidentuar në vendin e punës, e ka shtyrë jurinë ta përzgjedhë dokumentarin si njërin ndër filmat fitues, nga gjithsej 21 filma të kësaj kategorie.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka mbështetur realizimin e filmit.
/Express