Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” - Gazeta Express
string(38) "filmi-dokumentar-mbijetesa-dhe-shkolla"

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 12:18

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla”

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 12:18

Të enjten me 21 korrik 2022, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Medias dhe Komunikimit në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, në prani të profesorëve, studentëve dhe të Ngarkuarit me Punë të Japonisë në Ambasadën e këtij vendi në Republikën e Kosovës, Keisuke Yamanaka,  është shfaqur premiera e filmit dokumentar “Mbijetesa dhe Shkollat” me regji të Ilir Kabashit, me skenar të Nuhi Bytyçit dhe me drejtor fotografie nga Bekim Qyqalla.

“Mbijetesa dhe shkolla” është një tregim i bukur për një kohë të vështirë. Një oazë paqeje në kohë lufte. Fjala është për një shkollë najloni të ndërtuar në malet e Berishës në Kosovë që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth. Në këtë shkollë kanë mbajtur mësim për disa muaj nxënësit e zhvendosur nga shtëpitë e tyre në kulmin e luftës në Kosovë. Janë filmime dokumentare të kohës që na japin më së miri këtë histori ndryshe të luftës, një dëshirë të nxënësve dhe arsimtarëve për të mbajtur gjallë shpresën për shkollë, dije  dhe mbijetesë.

Lexo Edhe:

E veçanta e këtij filmi dokumentar është se producenti dhe skenaristi i filmit, Nuhi Bytyçi si gazetar lufte e ka përjetuar dhe e ka aranzhuar xhirimin e shkollës së maleve në shtator të vitit 1998 nga kameramani Abaz Zeka, pra në kohë reale.  Bytyçi, qysh atëherë e ka nisur përgatitjen e skenarit për këtë film dokumentar,                  i cili u realizua pas më shumë se dy dekadave nga ngjarja e mbijetesës përmes dijes në malet e Kosovës.

Pas shfaqjes së filmit dokumentar, i cili u mirëprit me ovacione të pjesëmarrësve, profesorët dhe studentët e UBT-së përgëzuan për punën profesionale të ekipit realizues të filmit dhe iu shtruan një varg pyetje skenaristit e producentit të tij -Nuhi Bytyçit, drejtorit të fotografisë Bekim Qyqallës dhe njërit prej protagonistëve kryesorë të filmit-arsimtarit të shkollës së maleve të Berishës Fadil Bajraktarit.

Nuhi Bytyçi pasi falënderoi për vlerësimet pozitive të pjesëmarrësve të këtij promovimi theksoi se „bashkë me regjisorin Ilir Kabashin, drejtorin e fotografisë Bekim Qyqallën dhe anëtarë të tjerë të ekipin realizues, kemi pasë synim kryesor që opinionit, sidomos atij botëror tia paraqesim një pjesë të sakrificës së madhe të popullit shqiptar të Kosovës gjatë luftës për liri e pavarsësi, e në këtë kuadër luftës për dfije dhe civilizim evro-perëndimor në rrethana okupimi. Konsideroj se këtij qëllimi ia kemi arritur, me që flmi dokumentar „Mbijetesa dhe shkolla“ ka marrë pjesë në festivalet ndërkombëtare të filmave dokumentarë dhe deri tani nga juritë profesionale dhe publiku në shumë vende të botës ka marrë 15 çmime, duke u shpallur filmi më i mirë, skenari dhe realizimi më i mirë në një konkurrencë tejet të madhe.” Bytyçi shtoi se “funksionimi i arsimit shqip në të gjitha nivelet në rrethana okupimi dhe gjatë luftës, padyshim ka pasur ndikimin e tij tejet të rëndësishëm për mbajtjen e kontinuitetit të arsimit dhe të zhvillimit të tij dhe të segmenteve tjera edhe pas çlirimit,  ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës.”        

Drejtori i fotografisë Bekim Qyqalla rrëfeu për përkushtimin e jashtëzakonshëm të ekipit realizues, sidomos për bashkëpunimin me producentin-skenaristin, regjisorin dhe protagonistët e filmit, duke finalizuar një projekt shumë serioz sipas standardeve më të larta profesionale me dedikim kryesor pjesëmarrjen dhe sukseset në festivalet ndërkombëtare të filmave dokumentarë.                                                                                                                Ndërkaq, Fadil Bajraktari, në emër të protagonistëve kryesorë të filmit dokumentar shprehu vlerësimet më pozitive për bartësit-realizuesit e këtij projekti dhe i falënderoi ata për angazhimin dhe profesionalizmin e dëshmuar për tia prezantuar opinionit botëror dramën e popullit shqiptar të Kosovës gjatë luftës për liri, sidomos vlerat evro-perëndimore të  tij përmes organizimit të mësimit për fëmijët tanë edhe në rrethana okupimi.

/Gazeta Express