Filmi “And the wind weeps” me premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian - Gazeta Express
string(90) "filmi-and-the-wind-weeps-me-premiere-ne-festivalin-nderkombetar-te-filmit-ne-san-sebastian"

Arte

Gazeta Express

31/08/2023 15:46

Filmi “And the wind weeps” me premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian

Arte

Gazeta Express

31/08/2023 15:46

Filmi “And the wind weeps” i producentës dhe skenaristes me prejardhje nga Kosova, Aulona Selmani dhe me regji të Lauro Jenni, do ta ketë premierën botërore në edicionin e 70-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian të Spanjës i cili është një festival vjetor i filmit i kategorisë A i mbajtur në qytetin spanjoll të Donostia-San Sebastián, Basque Country.

Filmi prek temën e luftës së fundit në Kosovë dhe traumat që ajo ka shkaktuar. Në të luajnë pesë aktorë nga Kosova.

Lexo Edhe:

“And the wind weeps” ndjek historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre ku iu vra i biri. Për 20 vjet rresht ka lexuar pareshtur një letër në të cilën shkruan se çfarë do të thotë nëse Tribunali i Hagës e thërret ndonjëherë për të dëshmuar për tmerret që ka parë atë ditë. Barra e kujtimeve rëndohet kur merr lajmin se vëllai i tij vdiq nga një sëmundje, duke e bërë Dautin të vetmin të mbijetuar që e kujton ngjarjen.

Festivali i Filmit në San Sebastian do të mbahet nga 22 deri më 30 shtator.