Filmat që pritet të triumfojnë në natën e madhe të Oscars - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

09/02/2020 19:19

Filmat që pritet të triumfojnë në natën e madhe të Oscars

Ballina

Gazeta Express

09/02/2020 19:19

Sezoni i çmimeve në Hollywood arrin finalen e tij me Oscars të dielën, me filmin epik 1917 që konsiderohet se do të jetë fituesi i madh në skenë në natën më të madhe të industrisë së filmave.

Personalitete me veshje glamuroze dhe ekspertë filmi do të parakalojnë në tapetin e kuq në teatrin Dolby në Los Angeles. Ndërsa muaj të tërë fushatash për 24 statujat e arta, do të kulmojnë në një natë të vetme.

Eventi vjen ndërsa Hollywoodi është në zi për vdekjen e Kirk Douglas, një nga të mëdhenjtë e kinemasë, që u nda nga jeta të mërkurën në moshën 103-vjeçare.

“1917”, i Sem Mendes, është filmi që ka nisur vonë rrugëtimin për Oscarin e këtij viti, pasi iu prezantua votuesve vetëm dy muaj më parë, por ekspertët parashikojnë se ai mund të anashkalojë të gjithë rivalët.

Odiseja e Luftës së Parë Botërore për dy ushtarë që kalojnë në një tokë asnjanëse, i filmuar sikur të ishte një xhirim i pandërprerë, ka mahnitur thuajse të gjithë dhe rezultati final do të shihet mbrëmjen e së dielës.

Ai është favoriti për shumë çmime Oscar. Ndërkohë “Joker”, kryeson në nominime, me plot 11, i ndjekur nga “The Irishman” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” me nga 10 nominime.