Filmat që do të shfaqen në kuadër të “Javës së Bibliotekës” - Gazeta Express
string(57) "filmat-qe-do-te-shfaqen-ne-kuader-te-javes-se-bibliotekes"

Arte

Gazeta Express

29/09/2025 15:10

Filmat që do të shfaqen në kuadër të “Javës së Bibliotekës”

Arte

Gazeta Express

29/09/2025 15:10

Në kuadër të Javës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës do të shfaqen filmat: “Zgjoi”, “Në kërkim të Venerës”, “Nëntori i ftohtë” dhe “Heroi”.

“Zgjoi” shfaqet më 7 tetor nga ora 19:00, duke bërë hapjen e maratonës së fimave në kuadër të Javës së Bibliotekës. “Zgjoi” me regji të Blerta Basholli, është frymëzuar në ngjarje të vërtetë dhe ka fituar tri çmime kryesore në Festivalin Sundance dhe dhjetëra mirënjohje ndërkombëtare.

“Në kërkim të Venerës”,  me regji të Norika Sefa, do të shfaqet me 10 tetor, nga ora 19:00. Një rrëfim i ndjeshëm mbi përplasjet e një vajze të re me rregullat e familjes dhe shoqërisë, që shfaqet përmes një historie intime e të guximshme. Fitues i Çmimit Special të Jurisë në Festivalin e Roterdamit. Një film që flet me shumë forcë për lirinë personale dhe zgjedhjet e jetës.

Më 11 tetor shfaqen dy filmat “Heroi” dhe “Nëntori i ftohtë”. Në ora 18:00, shfaqet “Nëntor i ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina. Një dramë që sjell realitetin e viteve të ’90-ta në Kosovë, përmes historisë së një familjeje që përballet me sfida të mëdha të jetës së përditshme.

Në ora 19:30, vijon “Heroi” i regjisorit Luan Kryeziu. Një film që ndërthur rrëfimin historik me dramën njerëzore, duke sjellë në ekran guximin dhe sakrificën.

Me shfaqjen e këtyre filmave përmbyllet Java e Bibliotekës.

Filmat do të shfaqen në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës.