Filmat horror mund të ju ndihmojnë të tejkaloni frikën - Gazeta Express
string(54) "filmat-horror-mund-te-ju-ndihmojne-te-tejkaloni-friken"

Filmat horror mund të ju ndihmojnë të tejkaloni frikën

Gazeta Express

02/11/2020 13:46

Filmat që sot mund të ju duken shumë të frikshëm për t’i shikuar mund të iu mësojnë ta lironi ankthin.

Nicole Johnson tregon nga eksperienca personale se si ajo kaloi frikët e saj më të mëdha përmes filmave horror.

Lexo Edhe:

Kur ajo ishte shtatë vjeçe, nëna e saj vdiq nga overdoza dhe që atë herë ajo kishte një frikë të theksuar kur bëhej fjalë për vdekjen e saj apo të personave të afërt të saj, shkruan “NationalGeographic”.

Ajo kishte frikë të bënte shumë aktivitete normale për një fëmijë ose adoleshent, si p.sh. të ngiste biçikletën sepse kishte frikë se do lëndohej dhe të vdiste.

Në shkollë të mesme, ajo me disa miq bleu një film horror. Ajo gjatë gjithë filmit mbylli sytë, klithi dhe u tmerrua, por pasi përfundoi filmi ajo ndjeu dy gjëra: krenari, sepse mundi ta shikonte filmin deri në fund dhe një ndjenjë çlirimi të përzier me eufori.

Pas kësaj ajo filloi të shikonte filma horror gjatë periudhave të pakëndshme jetësore, si vdekja e të afërmve ose divorci./ln/