Filma të shkurtë nga Gjilani në Armata - Gazeta Express
string(38) "filma-te-shkurte-nga-gjilani-ne-armata"

Arte

Gazeta Express

18/11/2025 15:45

Filma të shkurtë nga Gjilani në Armata

Arte

Gazeta Express

18/11/2025 15:45

Programi i filmave të shkurtë të Kino Armatës nisë me dy filma nga Gjilani: “Sinkopa” nga Drilon Kurti, dhe “Dogme 666” nga Donart Zymberi, më 19 nëntor nga ora 19:00.

“Sinkopa”

Një grua që kthehet në shtëpi, në rutinën e saj të përditshme dhe jetën e vetmuar, fillon të humbasë në ëndrra me sy hapur. Përmes imazheve rrjedhëse dhe një estetike filmash shtëpiakë, frikërat e saj të brendshme shfaqen në ekran. Drilon Kurti ka lindur në Prishtinë, Kosovë (1999) dhe rritur në Bresalc të Gjilanit.

“Dogme 666”

Një vrasës serial dhe një regjisor punojnë së bashku në një film, derisa problemet dalin në shesh gjatë xhirimit dhe idetë e ndryshme shkaktojnë konflikt midis të dyve.

Donart Zymberi ka lindur në vitin 2000 në Gjilan, Kosovë. Ai ka realizuar filmat “A Manual for Breaking Up”, “What is Cinema?” dhe filmin e tij më të fundit “Dogme 666”.